19 Janar 2025

Presidenti i Palaut uron presidentin Thaçi, e mirëpret takimin e parë zyrtar

Prishtinë, 18 prill - Presidenti i Republikës së Palaut, Tommy E. Remengesau, Jr., i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilët ai u shpreh se e mirëpret takimin e parë zyrtar me presidentin Thaçi dhe mundësinë për të diskutuar çështje të interesave të ndërsjella për popujt e të dy shteteve.

 

Kjo është letra e urimi që presidenti i Republikës së Palaut, Tommy E. Remengesau, Jr., ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi:

 

Shkëlqesisë së Tij, Hashim Thaçit

President i Republikës së Kosovës

 

I nderuar Shkëlqesi,

 

Është nder i veçantë të përfaqësoj popullin e Republikës së Palau për të ju përcjell urimet e mia për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kosovës. Ju e keni marrë këtë detyrë në një periudhe kritike për shtetin tuaj, dhe ju uroj suksese në përpjekjet tuaja për të arritur progres drejt integrimit evropian.

 

Palau e konsideron Kosovën një aleatë të rëndësishme dhe dëshiroj të shpreh besimin tim të palëkundur se marrëdhëniet miqësore midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Palaut do të thellohen. Në këtë kontekst, e mirëpres takimin tonë të parë zyrtar dhe mundësinë për të diskutuar çështje të interesave të ndërsjella për popujt e të dy shteteve.

 

Edhe një herë, përgëzime për zgjedhjet tuaj dhe urimet më të mira në përgjegjësitë tuaja të reja.

 

Ju lutem, Shkëlqesia Juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta.

 

Sinqerisht,

 

Tommy E. Remengesau, Jr.

Kryetar i Republikës së Palaut

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)