Presidenti i NDI-së, Keneth Wollack bashkëbisedon me studentët
Prishtinë, 6 tetor - Sot në ndërtesën e Kuvendit Presidenti i Institutit Demokratik Kombëtar Amerikan (NDI), Keneth Wollack, do të zhvillojë një bashkëbisedim me studentë të Universiteteve të Akredituara në Kosovë, në lidhje me sfidat në ndërtimin e demokracisë.
Wollack do të diskutojë rreth programeve të NDI-së dhe organizatave e institucioneve të tjera ndërkombëtare për zhvillimin dhe avancimin e demokracisë në nivel global, si dhe problemet me të cilat ballafaqohen vendet në tranzicion, në përpjekjet e tyre për të forcuar demokracinë dhe qeverisjen e mirë.
Hapjen e kësaj ngjarjeje do ta bëjë Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.
Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Wollack do të zhvillojë takime me liderët institucional dhe liderët opozitarë.