Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski viziton Kosovën
Prishtinë, 15 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret për vizitë zyrtare Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Pendarovski me ceremonitë më të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Pendarovski mbajnë konferencë për media.