Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović viziton Kosovën
Prishtinë, 18 maj - Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot në Kosovë do të qendrojë për vizitë zyrtare Presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović.
Presidentja Osmani do ta presë Presidentin Đukanović me nderimet më të larta shtetërore në Sheshin “Ibrahim Rugova”.
Pas ceremonisë së pritjes, Presidentja Osmani - Sadriu zhvillon takim me Presidentin e Malit të Zi, Milo Đukanović, si dhe në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Đukanović mbajnë konferencë për media.
Po sot gjatë ditës Presidenti Đukanović do të takohet edhe me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.
Me rastin e vizitës së tij, Presidenti Đukanović, do të vizitojë edhe Komunën e Prishtinës me ç’ rast Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama do t’i dhurojë “Çelësin e Qytetit”.