Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipovic nis vizitën në Kosovë
Prishtinë, 6 shtator - Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, nga 5-7 shtator, për vizitë zyrtare shtetërore në Republikën e Kosovës do të qëndrojë Presidenti i Republikës së Kroacisë, Ivo Josipovic.
Presidentja Jahjaga do ta presë Presidentin Josipovic me ceremonitë më të larta shtetërore.
Përveç me Presidenten Jahjaga, Presidenti Josipovic do të takohet edhe me kryeministrin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe me drejtues të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.