Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk do të vizitojë Kosovën
Prishtinë, 26 prill - Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk do të vizitojë sot Prishtinën për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe me mes Republikës se Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Qëllimi kryesor i vizitës është të përgatitet për Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje më 17 maj.
Me kete rast Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk ku pas takimit do të kenë një adresim për media.
Do të jetë gjithashtu një mundësi për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe me Bashkimin Evropian.