Presidenti i Hungarisë, Pál Schmitt sot viziton Kosovën
Prishtinë, 22 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga pret Presidentin e Republikës së Hungarisë, Pál Schmitt, i cili vjen për vizitë zyrtare në vendin tonë.
Presidenti Pál Schmitt pritet nga Presidentja Jahjaga në Aeroportin e Prishtinës, në orën 9:45, ndërsa më pas, në orën 10:45, Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pál Schmitt zhvillojnë takimin në Kabinetin e Presidentes.
Mediat janë ftuar të marrin pamje nga pritja në aeroport, pritja në hyrje të ndërtesës së Kuvendit dhe nga takimi në kabinetin e Presidentes së Kosovës.