Presidenti i Guinea-Bissau i rikonfirmon njohjen e Kosovës
Prishtinë 8 shtator - Gjatë vizitës zyrtare në Afrikë, në kuadër të aktiviteteve lobues për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pasur sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Guinea-Bissau, Shkelqesinë e tij, Malam Bacai Sanhá.
Gjatë kësaj bisede, Presidenti, Sanha i ka rikonfirmuar, Pacolli se Institucionet e Guinea Bissau e kanë proceduar deri në fund procesin e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.
Deklarimet e fundit të zyrtarëve dhe mediave të Beogradit për kinse tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës apo ndalimin e procedimit të njohjes nga Guinea-Bissau, zv.Kryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli i vlerëson si shpifje të ulta dhe jodiplomatike.
Gjatë bisedës së zhvilluar sot rreth orës 15:30, me Presidentin e Guinea Bissau, zv.Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka marrë garanci, për mbështetje të pa rezervë për Institucionet e Republikës së Kosovës nga Republika e Guinea Bissau.
Presidenti i Guinea Bissau, Shkelqesia e tij, Malam Bacai Sanhá, i ka quajtur dezinformata spekulimet e mediave serbe për terheqje te njohjes nga Republika e Guinea Bissau.
Ai tha se vendi i tij e ka njohur Kosovën në përputhsmëri me vullnetin e popullit dhe Institucioneve të Republikës së Guinea Bissau.
Presidenti, Malam Bacai Sanhá, ka ritheksuar të drejtën e popullit të Kosovës për Iliri, Pavarësi e Sovranitet, duke vënë në dukje së këtë të drejtë e ka konfrimuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Ai i ka konfrimuar, Pacolli përkryrjen e njohjes së Kosovës nga vendi i tij, duke inkurajuar institucionet dhe pupullin e Kosovës për të vazhduar edhe më tutje përkushtimin për të krijuar marrëdhenie të mira edhe me popujt dhe vende të tjera.
Shkelqesia e tij, Malam Bacai Sanhá, i ka shprehur dëshirën dhe gadishmërin, Pacolli, për të vizituar Kosovën në një të ardhme të afërt.
Pacolli, thekson se deklaratat e tilla shpifëse dhe jodiplomatike të qarqeve serbe nuk janë risi. Fushata e spekulimeve dhe propagandës serbe kundër Pavarësisë së Kosovës po rritet në vazhdimësi, duke parë se njohjet për Kosovën janë një proces i pandalshëm dhe legjitim.
Zv.Kryeministri parë, Behgjet Pacolli, siguron popullin e Kosovës së procesi i njohjeve të reja për shtetin e Pavarur të Kosovës nuk do të ndalet dhe se njohjet e reja do të vinë shume shpejt, pavarësisht pengesave dhe vështirësive që krijohen nga propaganda e ashpër serbe.
Guinea Bissau e ka njohur Shtetin e Pavarur të Kosovës me dt: 10 janar 2011, pas një angazhimi të gjatë lobues që Behgjet Pacolli kishte zhvilluar në këtë pjesë të botës, atëherë në cilësinë e Presidenit të Aleancës Kosova e Re.