Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev viziton Kosovën
Prishtinë, 21 prill - Me ftesë të Presidentes e Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga sot qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev.
Presidenti bullgar do të takohet me Presidenten Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit te Kosovës, KadriVeseli.
Pas takimit Presidentja Jahjaga dhe Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev do të mbajnë edhe një konferencë për media.
Po gjatë ditës se sotme presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev viziton edhe Galerinë e Arteve të Kosovës.