Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer viziton Kosovën
Prishtinë, 28 tetor - Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, në vizitë zyrtare shtetërore në vendin tonë vjen Presidenti i Republikës së Austrisë, Heinz Fischer.
Fischer do të pritet me ceremoni shtetërore në sheshin Ibrahim Rugova ku edhe do të takohet me Presidenten, Atifete Jahjaga dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Presidenti Fischer do të jetë i shoqëruar së bashku me përfaqësuesit e 25 top bizneseve nga Austria ku përveç takimeve në nivelin politik ai do të merr pjesë edhe në takimet e komunitetit të biznesit nga Austria dhe Kosova.
Në kuadër të vizitës së presidentit Fischer në Prishtinë do te mbahet B2B takimi në mes firmave Austriake dhe atyre Kosovare.