Presidenti i Austrisë, Heinz Fischer uron Presidentin Sejdiu
Prishtinë, 4 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti ambasadorin e Republikës së Austrisë në vendin tonë, z. Walter Maria Stojan, i cili i solli letrën e urimit të Presidentit të Austrisë, z. Heinz Fischer, dërguar Presidentit Sejdiu me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës.
Në letër këtë, Presidenti Fischer shkruan:
Shkëlqesisë së Tij
Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikës së Kosovës
Me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Kosovës, kam kënaqësinë e madhe t'ju përcjell urimet e mia më të ngrohta. Po e shfrytëzoj këtë mundësi për tju shprehur urimet e mia më të mira për mirëqenien tuaj personale, si dhe për një të ardhme të lumtur të Republikës së Kosovës.
Heinz Fischer
President Federal i Republikës së Austrisë.
Presidenti Sejdiu, duke e falënderuar ambasadorin e Austrisë për këtë urim, shprehu përkushtimin e Tij dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në të gjitha fushat.