16 Janar 2025

Presidenti Abdullah Gyl uroi Presidenten Jahjaga

Prishtinë, 13 shkurt - Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl i dërgoi një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në urim thuhet: 

E nderuara Presidente, 

Në emrin tim dhe në emër të gjithë popullit turk, ju uroj nga zemra Ju dhe gjithë popullin e Kosovës, me rastin e pesëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kam besimin e plotë se marrëdhëniet tona vëllazërore dhe miqësore, të forcuara me lidhjet tona të thella historike, kulturore dhe njerëzore, me përpjekjet tona të përbashkëta, do të forcohen edhe më tej në të ardhmen. Turqia, sikurse në të kaluarën, do të vazhdojë t’i përkrahë vëllezërit e motrat e saj kosovare, në synimin e tyre për një Kosovë shumëkulturore, demokratike dhe të zhvilluar.

Përfundimi i procesit të pavarësisë së mbikëqyrur në shtator të vitit 2012 ka treguar konkretisht përparimin e Kosovës prej kohës së shpalljes së pavarësisë së saj. Jemi të kënaqur për këtë përparim. Me këtë rast, dëshiroj të theksoj edhe një herë rëndësinë që ia atribuojmë ekzistencës së Kosovës stabile, e cila ec me hapa të vazhdueshëm drejt integrimit evropian dhe në institucionet euroatlantike, si një partnere e besueshme e komunitetit ndërkombëtar, që paraqet një faktor të rëndësishëm paqeje dhe mirëqenieje të qëndrueshme në rajon. 

Më këtë rast, duke ju uruar shëndet dhe lumturi, përsëris dëshirat e mia më të mira për mirëqenien e popullit të Kosovës. 

Abdullah Gul,

President i  Turqisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)