Presidenit Thaçi takon Kurtin për të mandatuar për kryeministër
Këtë e ka konfirmuar edhe vet presidenti Thaçi në konferencën e mbajtur në fundvit e i cili edhe zyrtarisht i i ka dërguar letër liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ku ka konfirmuar datën e propozuar prej tij, 6 janarit, në orën 15:00, për takim për të diskutuar rreth mandatarit për krijimin e Qeverisë së Kosovës.
“E mirëpres që pas ftesës së tretë, Kurti ka pranuar ftesën time. Në datën që ka kërkuar Kurti, në orën 15:00 do ta pres. Ne nuk mund të sillemi me hatrime. Kështu që, mirësevjen në ditën që ka propozuar”, ka thënë Thaçi.