21 Prill 2025

Presidenca nuk i ka shkeputur kontrat Willaim Walker por Hasan Salihut

Prishtinë, 11 dhjetor - Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani Sadriu  ka reaguar lidhur me dezinformimet e lansuar në njërin nga televizionet e vendit duke shpifur se gjoja zyra e presidentes i ka shkëputur kontrate William Walker.

''E pabesueshme se deri në çfarë niveli të ulët shkojnë dezinformatat lidhur me ngjarje publike në vendin tonë. Për shembull, sot thuhet se unë kam “shkëputur kontratën me z. William Walker”.''

''E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj, sipas afateve të parapara në vetë këtë kontratë. Poashtu nuk ka pasur asnjëherë kontratë me personalisht z. William Walker.''

''Ka pasur një kontratë me fondacionin e udhëhequr nga drejtori ekzekutiv z. Hasan Salihu,  i cili mbanë emrin Fondacioni Walker. Presidenca është njoftuar nga Fondacioni, në një takim zyrtar në presidencë më 17.11.2020, që asnjë cent nga kjo pagesë nuk i dërgohet personalisht z. William Walker'', ka shkruar në profilin e saj në facebook presindetja Osmani.

Në njoftimin zyrtar, dërguar këtij fondacioni, me datën 1 dhjetor, Presidenca ka shprehur gatishmërinë që të mbetet në kontakt me  Walker personalisht dhe citoj: “Për të parë mundësinë e bashkëpunimit edhe me konkret dhe më të afërt”.

Salihu asnjëherë nuk është përgjigjur në këtë gatishmëri të Presidencës.

''Poashtu, me qëllim që të shohim mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë, ne kemi kërkuar raportet e punës për përiudhën e deritanishme për të kuptuar natyrën e shërbimeve të ofruara.''

Asnjë raport nuk është dorëzuar dhe asnjë dokument pune lidhur me këtë kontratë nuk është gjendur në Presidencë. Ne kemi kërkuar raporte pune në veçanti për muajt nëntor e dhjetor, ashtu siç parashihet në nenin 6 të kontratës, por asgjë nuk është dërguar deri më tani.''

''Çdo mik i Kosovës do t’i ketë përherë dyert e hapura në institucionet tona, prandaj edhe siç kemi ofruar bashkëpunim deri tani do ta ofrojmë edhe tash e tutje. Ndërkaq çdo mënyrë e angazhimit do të bëhet vetëm e vetëm në përputhje me ligjin'', ka shkruar në fund Presidentja Osmani.

Të gjitha mediat që kanë shpifur, do të paditen!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)