Presidenca e BE-së kalon sot nga Kroacia tek Gjermania
Prishtinë, 1 korrik - Sot do te mblidhen ambasadorët, Natalie Apostolova Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë, Danijela Barishiç, Ambasadore e Kroacisë dhe Kristian Held, Ambasador i Gjermanisë për të shënuar kalimin e Presidencës së BE-së nga Kroacia tek Gjermania.
Sot do të zhvillohet një event online për të shënuar kalimin nga Kroacia tek Gjermania të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.
Gjatë eventit do të përshkruhen për publikun kosovar arritjet kryesore të Presidencës kroate të BE-së dhe prioritetet kryesore të Presidencës gjermane të BE-së.
Eventi do të mbahet në faqen Facebook të Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë, me pjesëmarrjen e Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së; Danijela Barishiç, Ambasadore e Kroacisë në Kosovë; dhe Kristian Held, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë.