Prend Buzhala, kandidat i PSHDK-së për Kryetar të Klinës

Prishtinë, 29 korrik - Zëdhënësi i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Adrian Kamberi, ne një konferencë për media, ka njoftuar se kjo parti do te dalë me kandidatë për kryetar nëpër disa komuna të Kosovës, në zgjedhjet e nëntorit.
Kandidat për Kryetar të Komunës së Klinës nga PSHDK-ja do të jetë Prof. Prend Buzhala, ndërsa për emra e kandidatëve nëpër komuna tjera do të publikohen se shpejti, pasi të merret vendim nga kryesia qendrore e PSHDK-së, kështu ka thënë zëdhënësi i PSHDK-së Adrian Kamberi para mediave.