19 Janar 2025

Premtimet e pa realizuara nga kryetarët e komunave

Prishtinë, 1 prill - Në kuadër të monitorimit të punës së institucioneve qeveritare qendrore dhe lokale, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me 11 OJQ lokale, ka mbajtur sot një konferencë për shtyp ku janë paraqitur premtimet e (pa) realizuara nga kryetarët e komunave në kuadër të 100 ditëshit të parë të punës së tyre.

Transparenca dhe llogaridhënia kanë qenë dy nga shtyllat kryesore në të cilat është përqëndruar monitorimi i premtimeve të kryetarëve në këtë 100 ditësh.

Jetmir Bakija, analist i qeverisjes lokale në KDI, ka paraqitur të dhënat kryesore të monitorimit për këtë periudhë.

Sipas tij, sa i përket transparencës përmes ueb-faqeve dhe ndarjes së dokumenteve me interes publik, komunat, me kryetarët e rinj, nuk kanë arritur të bëjnë ndonjë progres të dukshëm nga mandatet e kaluara.

“Në 21 komuna mungon buxheti i Aprovuar për 2014, si dokumenti më i rëndësishëm për komunën. Komuna e Han Elezit edhe pse e vogël dhe me kapacitet më të vogla se shumë komuna del të jetë më transparentja duke ndarë gjitha dokumentet në ueb-faqe dhe përmes rrjeteve sociale."

"Komuna e Gjakovës dhe Prishtinës kanë bërë përparim në këtë drejtim në krahasim me mandatet e kaluara, pasi shfrytëzojnë vazhdimisht rrjetet sociale. Shumë dobët qëndrojnë komuna e Prizrenit, Deçanit, Kaçanikut dhe Shtimës për nga transparenca përmes ueb-faqës”, ka thënë ndër të tjera z. Bakija. 

Më tutje ai ka shtuar se: “nuk kemi pritur që kryetarët të realizojnë të gjitha premtimet e tyre brenda 100-ditëve, mirëpo kemi pritur që nga premtimet më kryesore të tyre të fillojnë realizimin qoftë përmes planifikimeve, konsultimeve me qytetarë, shtruarjes në kuvende komunale apo alokimeve të mjeteve, nëse ka pas nevojë”.

Në vijim janë të listuara premtimet kryesore që kanë mbetur në letër dhe nuk ka filluar realizimi nga Kryetarët e rinj të komunave (atëherë kandidatë për kryetarë):

Prizren:     Ndërtimi i tregjeve dhe parkingjeve me partneritet publiko-privat, rrënimet zonën historike;

Mitrovicë: Stimulim bizneseve dhe krijimin e kushteve për thitje të investimeve dhe 15,000 vend të punës;

Gjakovë: Ndërtimi i dy parqeve dhe mbjellja e fidanëve në tërë Komunën dhe Shenjëzimin e shtigjeve sportive dhe turistike;

Kamenicë: Kujdes institucional për vlerat kulturore dhe mbështetje klubeve sportive dhe Përmirësime në infrastrukturën shkollore;

Klinë:     Funksionalizmi i të gjitha klubeve të sportit në Klinë dhe Lëshimi në funksion Fabrika e Ujit;

Viti:     Themelimin e Zyrës për Tërheqje të Investimeve nga Jashtë dhe Rritja e subvencioneve në bujqësi dhe blegtori;

Malishevë: Investim në bujqësi dhe Dyfishimi i buxhetit për sport;

Shtime: Krijimin e 3 zonave të biznesit për 70 biznese dhe Subvencione dhe Studimin për Potencialin e Zhvillimit të Bujqësisë Intensive;

Skenderaj: Krijimi i hapësirës për ndërtimin e një Parku të Biznesit dhe Ndërtimi i ujësjellësve në lokalitetet ku ka burime uji;

Kaçanik: Subvencionim të bujqësisë (më pak se gjysmën e premtuar) dhe Planifikimi për ndërrimin e gypave të ujit dhe kanalizimit;

Fushë Kosovë: Ndërtimi i shkollës në fshatin Nakara dhe Stimeulimit të prodhimeve vendore;

Deçan: Shëtitoren përgjatë Lumëbardhit dhe Bursa për student;

Suharekë: Zbritja e taksave nga ana e Komunës për të gjithë bizneset që punësojnë të rinj dhe Rregullimi i oborreve të shkollave në 13 vendbanime të ndryshme;

Graçanicë: Përmirësim në sistemin shëndetësor (sigurimin e barnave) dhe Sistemi alternativ i ujitjes .

Disa prej premtimeve kryesor ku është bërë progres gjatë këtij 100-ditëshi theksohen:

Prizren:     Ndërtimi i sheshit të Lidhjes së Prizrenit dhe Ndërtimi i disa serrave;

Mitrovicë: Dhënien e pagës së tij për 10 studentët më të dalluar dhe Efikasitet në administratë – (punojnë deri në 19:00 me ndërrime);

Gjakovë:     Fillimi i themelimit të fondit për ndërmarrje dhe bujqësi dhe Konferenca e Donatorëve;
Klinë:     Subvencionimin për serra dhe bletari;

Viti:     Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe Ndërtimi i palestrës sportive në Viti;

Malishevë: Fonde për ndërtimin e galerive ujëmbledhëse dhe për ndërtimin e rezervuarit dhe Faza e parë për ujësjellësin e fshatit Drenoc;

Shtime:     Krijimi i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Fillimi i komisionit për bursa

Skenderaj: Qasje pak më e madhe në dokumente zyrtare;

Kaçanik:     Ndarja e bursave për 40 studentë dhe Vazhdimi i rrugës së fshatit Semajë;

F. Kosovë: Fillimin e ndërrimit të gypave të ujit dhe Ndërtimin e serrave;

Deçan:     Takimet javor me qytetarë (premteve) dhe Ndalim i shfrytëzimit të makinat zyrtare pas orarit të punës;

Suharekë: Bursat për studentë dhe Subvencionet për bujqësi;

Graçanicë: Dita e dyerve të hapura dhe Sistemi i ujitjes nga liqeni.

Monitorimi i komunave të Kosovës është iniciativë e KDI-së, e cila mbulon komunën e Prizrenit, Malishevës, Suharekës dhe Mamushës) dhe është duke u bërë në bashkëpunim me 11 OJQ tjera lokale: Koha (Klinë), Rinia Demokratike Serbe (Graçanicë), Fortesa (Kamenicë),  Shoqata e Intelektualëve të Pavarur (Deçan),  Mundësia (Mitrovicë), Inicitiva për Zhvillim Lokal (Fushë Kosovë), Elita (Viti), Klubi i Gazetarëve (Kaçanik), Polis (Shtime), Bashkohu edhe Ti (Gjakovë). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)