Praktikoni modelin e dy Gjermanive
Prishtinë, 10 tetor - Ish-komandanti i KFOR-it, Klaus Reinhardt, i cili ka shërbyer në Kosovë gjatë viteve 1999-2000, ka thënë për Epokën e re se Kosova është një shtet modern, ku mbizotërojnë rendi dhe ligji.
Por, Reinhardt ka thënë se është i pakënaqur me gjendjen në veri. E zgjidhja e kësaj çështje, sipas tij, duhet të gjendet nëpërmjet dialogut në Bruksel. Reinhardt ka deklaruar se modeli i dy Gjermanive do ti normalizonte marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.