PPK, PPI dhe PND i bashkohen AKR-së
Prishtinë, 4 nëntor - Në vazhdën e akativiteteve për krijimin e koalicioneve parazgjedhore, lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, në nje konferencë për media, ka prezantuar partnerët e ardhëshëm të koalicionit, partitë politike PPK, PPI dhe PND te cilat nga sot edhe i janë bashkuar Aleancës Kosova e Re..
Pacolli ka deklaruar: \"Koalicioni që po firmosim sot është një etapë e re në formimin e një subjekti të madh politik, i një politike të ri politik që do të udhëheqë Kosovën në fazën e tretë të zhvillimit të saj, në atë të begatisë ekonomike.\"
AKR-ja sipas Pacollit ka qenë deri më sot e vetmja forcë politike e papërlyer me qeverisjen e dhjetë vjetëve të fundit.
Deri tash Aleanca Kosova e Re, ka bërë kualicion me Partinë e Drejtësisë, PSD-në si dhe radhëve të saj iu janë bashkuara edhe grup i ekspertëve E-15 i kryesuar nga Muahmet Mustafa .