20 Janar 2025

Posti i presidentit do të sjellë krizë të re

Prishtinë, 26 janar - Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli është i mendimit se zgjedhja e presidentit nga Kuvendi i Kosovës do të prodhojë krizë të re presidenciale.

Pacolli vazhdon ta mbrojë qëndrimin e tij se presidenti duhet të zgjidhet nga populli. Duke folur për qeverisjen në vend, ai thotë se kjo Qeveri ka dështuar fillimisht në ekonomi.

Pacolli për ‘Epokën e re’ tha është pro mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, por jo që ato të bëhen tani, por në fund të këtij viti ose në fillim të vitit tjetër.

Ai ka bërë me dije se në verë do të mbahet kongresi i AKR-së, në të cilin do të dalë edhe udhëheqësia e re. Pacolli ka thënë se AKR-ja do të rikthehet fuqishëm në skenën politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)