27 Prill 2024

Postera kundër daljes së serbëve në zgjedhje

Prishtinë, 8 dhjetor - Strukturat paralele të Serbisë, që veprojnë legalisht në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës, kanë ndërmarrë një fushatë të hapur kundër zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit.

Sipas Telegraf, veriu i Mitrovicës sot në mëngjes ka patur postera dhe pankarta për thirrje kundër daljes së qytetarëve serbë në këto zgjedhje.

Burime nga veriu i Mitrovicës dhe i Kosovës kanë theksuar se këto postere në veri i kanë vendosur njerëz të Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) e Vojislav Koshtunicës, e cila në Kosovë udhëhiqet nga ekstremisti Marko Jakshiq, si dhe Këshilli Nacional Serb (KNS) për veriun e Kosovës, i Milan Ivanovicit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)