15 Janar 2025

Portugalia mbështet dialogun Kosovë - Serbi

Prishtinë, 4 dhjetor - Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, ka pritur sot në një takim njohës, ambasadorin e Portugalisë në Budapest, Antonio Jorge Mendes,  i cili është edhe ambasador jo-rezident për Kosovë.

Në takim është biseduar për zhvillimet në Kosovë, për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve dhe për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Ambasadori Mendes ka shprehur kënaqësinë që ndodhet në Kosovë dhe ka përgëzuar për të arriturat evidente të vendi tonë.

“Ushtarakët tanë kur kthehen nga shërbimi në KFOR, shprehen të entuziazmuar për Kosovën dhe popullin tuaj”, është shprehur diplomati portugez, i cili ka theksuar qëndrimin e vendit të tij për zgjerimin e Bashkimit Evropian edhe me të gjitha vendet e Ballkanit.

Duke shprehur interesimin e tij për zhvillimet në Kosovë dhe agjendën evropiane të vendit tonë, ambasadori Mendes ka dashur të dijë më shumë për rolin e Kuvendit në miratimin e legjislacionit dhe përafrimin e tij me atë të vendeve të BE-së.

Kryeparlamentari Krasniqi, pasi i ka uruar mirëseardhje në Kosovë dhe e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Portugalisë për vendin tonë, ka folur për përbërjen dhe funksionimin e Kuvendit, për mbipërfaqësimin e komuniteteve pakicë në legjislativin e vendit, si dhe për punën që po bëhet në reformimin e sistemit zgjedhor.

Krasniqi ka theksuar përkushtimin institucioneve dhe të qytetarëve për integrime evropiane, duke theksuar se për këtë çështje ekziston konsensus i plotë edhe ndërmjet pozitës dhen opozitës.

Ai ka theksuar se bëhet kujdes që të gjitha ligjet të jenë në përputhshmëri me legjislacionin e vendeve të BE-së.

Këtë e ka ilustruar edhe me funksionimin në Kuvend të Zyrës për standardizim ligjor dhe të Komisionit për Integrime Evropiane, si komision i përhershëm parlamentar.

Krasniqi ka pohuar interesin e Kuvendit të Kosovës për bashkëpunim me të gjitha parlamentet e vendeve të BE-së.

Ai ka shtuar se Kosova ka marrëdhënie të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit, pos me Serbinë, me të cilën ka filluar dialogu në nivel kryeministrash, duke shfaqur shpresën për suksesin e tij.

Ambasador Mendes, ndërkaq, ka theksuar se vendi i tij e mbështet këtë dialog dhe lehtësuesen e tij, baroneshën Eshton.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)