Portretizimi seksist i grave në media i mbytë ambiciet midis grave
Prishtinë, 24 mars - Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) me përkrahje nga Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), vazhdon debatet mbi politika, në kuadër të Javës së Gruas.
NDI vlerësonë se portretizimi seksist i grave në media i mbytë ambiciet midis grave të gatshme të garojnë si kandidate politike në një mjedis mediatik më pak seksist.
Pandemia sipas NDI-sei ka bërë gratë më pak të dukshme në publik dhe i ka shtyrë debatet mbi të drejtat e grave jashtë agjendës politike.
Gjersa politikanët në të gjithë botën janë zhvendosur në mënyrën e menaxhimit të krizës, politikanët-burra të nivelit të lartë kanë tendencë t’i dominojnë debatet politike, njoftimet për shtyp dhe diskutimet në media - edhe pse gratë shpesh janë ato që drejtojnë përgjigjet e komunitetit.
Ky diskutim në panel do t’i shqyrtojë boshllëqet midis grave në politikë dhe pranisë e tyre në media.
Panelistët do të shqyrtojnë përfaqësimin dhe portretizimin e grave në media të ndryshme, do të trajtojnë dezinformimin gjinor dhe mizogjininë, si dhe masat e ndërmarra nga media për të promovuar imazhin pozitiv dhe jo-stereotipizues të grave.
Diskutimi do të kërkoj të siguroj shkallën e ndjeshmërisë gjinore që paraqesin organizatat e mediave në Kosovë dhe çfarë mund të bëhet për të ndjekur politika dhe praktika për të promovuar barazinë midis grave dhe burrave në media.