Portali veriu.info thyen heshtjen zgjedhore, shpif për Vjosa Osmanin
Prishtinë, 5 tetor - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka adresuar tek organet kompetente thyerjen e heshtjes zgjedhore nga portali veriu.info, i cili përmes shkrimeve, ka shpifur ndaj kandidates për kryeministre nga LDK-ja dhe ka favorizuar haptas kandidatë të tjerë.
LDK-ja njofton se një ekip i saj është duke monitoruar zbatueshmërinë e rregullave zgjedhore dhe do të veprojë konform ligjit ndaj çdo shkeljeje të evidentuar.
Sipas traditës së saj politike, LDK-ja e respekton lirinë e mediave, por kërkon respektimin e rregullave të heshtjes zgjedhore, nga të gjithë dhe pa përjashtim.