Popovski sot vizitë zyrtare në Kosovë
Prishtinë, 21 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Popovski, me ftesë të bërë nga ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.
Popovski gjatë vizitës do të zhvillojë takime edhe me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Jakup Krasniqi si dhe takime me përfaqësuesit e komunitetit goran në Kosovë.
Në axhendën e ministrit të jashtëm Popovski nuk është parashikuar firmosja e ndonjë marrëveshje dypalëshe, përveç shkëmbimit të mendimeve dhe propozimeve për mundësitë e thellimit dhe përparimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.