02 Shkurt 2025

Politikanët ndërtuan piramidën e krimit

Prishtinë, 17 shtator - Analistë të ekonomisë, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, thonë se piramida e politikanëve me para të pista është ndërtuar fillimisht në gjirin e partive, për të vazhduar me institucione.

Sipas tyre, edhe nuk duhet që të çuditemi se përse Prokuroria e Shtetit nuk po ndërmerr diçka kundër këtij fenomeni.

Deputeti Pal Lekaj thotë se të gjitha të këqijat e vendit, pra edhe krijimi i skemave të piramidave për pastrimin e parave të pista, burojnë nga krerët më të lartë të shtetit tonë që nga paslufta dhe deri më sot.

\"Pa fije dyshimi politikanët tanë, përkatë- sisht pushtetarët tanë të pasluftës, së bashku me një numër të ndërkombë- tarëve që i kanë joshur, janë kreatorët e të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur Kosovës pas lufte\", thotë ai.

Sipas deputetit Lekaj, një fije shprese se do të ketë lëvizje e ngjallin reagimet e ditëve të fundit të ambasadorit amerikan dhe atij britanik.

\"Sabotimi nuk është bërë rastësisht, është pjesë e zbatimit të programit që u mundëson krerëve politike të ndërtojnë skema, sisteme dhe piramida që u nevojiten për të mundësuar pasurimin me para të pista në njërën anë dhe në anën tjetër t\'u sigurojë pandëshkueshmëri ligjore\", thekson analisti Xhevat Meha.

Sipas tij, shumica e krerëve politikë janë të njëjtë nga përfundimi i luftës dhe e mbrojnë njëri-tjetrin

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)