Politika në shërbim të krimit të organizuar
Prishtinë, 11 maj - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se shoqëria kosovare është e pakënaqur me keqqeverisjen dhe krimin e organizuar, por sipas tij shoqëria ende nuk është sa duhet e organizuar për të vepruar.
Ai në një intervistë për Kosova Sot, tha se krimi dhe politika janë lidhur tani për tani dhe nuk po dihet se cili është më i avancuar se tjetri.
Të mos harrojmë që përparësi në këtë rrugë ka krimi i organizuar, për shkak se kriminaliteti nuk u nënshtrohet procedura të caktuara, prandaj shumë më shpejt përparon.\"
\"Kur krimi i organizuar bëhet më i madh se politika, atëherë kthehet politika në shërbim të krimit të organizuar, gjë që kam drojë se tani për tani jemi në një situatë të tillë, është shprehur Selimi.