19 Janar 2025

Politika mban peng reformën në drejtësi

Prishtinë, 12 mars - Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të mbetet një nga pikat më të dobëta dhe më të kritikuara të çdo raporti vendor dhe ndërkombëtar, kur flitet për shtetin më të ri në Evropë.

Pavarësisht disa të “ashtuquajtura” reforma, drejtësia jonë ende po çalon dhe nuk po mund të ngritët në këmbë, duke ndikuar kësisoj negativisht edhe në zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Njohës të kësaj fushe thonë se politika vazhdon të jetë në një formë apo tjetrën prezente në drejtësi, gjë e cila nuk do të duhej të ndodhte.

Visar Sutaj, menaxher për projekte hulumtuese në KDI, ka përmendur disa nga arsyet se pse në Kosovë vazhdon të ketë drejtësi të vonuar.

Fillimisht, sipas tij, është varësia politike ajo që rrjedhimisht po ndikon te mungesa e vullnetit dhe guximit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për ta luftuar korrupsionin. Ai thotë se vetë fakti që nuk kemi arrestime dhe dënime të zyrtarëve të lartë publikë tregon se gjyqësia dhe prokuroria janë në funksion të disa interesave politike.

Tutje, Sutaj tha se pavarësisht disa iniciativave që janë bërë sa i përket reformimit të reformave ligjore, pasi tani i janë dhënë më shumë kompetenca Këshillit Prokurorial dhe atij Gjyqësor për të bërë hartimin e buxhetit në mënyrë që të kërkojnë më shumë të holla për të rekrutuar gjyqtarë apo prokurorë shtesë, ai mendon se kjo në praktikë nuk do të ketë sukses, për arsye se brenda sistemit të drejtësisë ka mungesë të kapaciteteve njerëzore.

“Pra, një prej arsyeve kryesore është ndikimi politik dhe këtë e vërtetojmë për shkak të vetë ngecjes së iniciativës të prokurorisë dhe gjyqësisë për ta luftuar korrupsionin, e sidomos atë të nivelit të lartë, pastaj mungesa e kapaciteteve njerëzore dhe financiare, por edhe e prokurorëve dhe e gjyqtarëve të specializuar për të ndjekur korrupsionin me më shumë seriozitet”, shprehet ai.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, ka thënë se gjyqësori i Kosovës ballafaqohet me një numër enorm të lëndëve, duke ndikuar që të ketë edhe vonesa në zgjidhjen e tyre.

Për tejkalimin e kësaj situate, në të cilën ndodhet sistemi gjyqësor, Idrizi nënvizon se urgjentisht nevojitet që të kemi ngritje të numrit të gjyqtarëve dhe të stafit mbështetës, si dhe një menaxhim të mirë. /Kosova sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)