Politika i detyron qytetarët ta braktisin vendin
Analisti politik, Albrim Badallaj thotë se kupa e zhgënjimit të qytetarëve të Kosovës ka filluar të mbushet kaherë, por ka kulmuar me këto zhvillimet e fundit.
\"Shpresa e humbur e qytetarëve daton që prej kohësh. Fillimisht statusi i zgjatur politik i Kosovës, papunësia, varfëria, moszhvillimi ekonomik, izolimi i vendit nga proceset integruese, korrupsioni e shumë dukuri të tjera negative kanë kontribuar që qytetarët e këtij vendi të mos kenë besim në klasën tonë politike dhe institucionet shtetërore, e si rezultat të kësaj pakënaqësie e kemi procesin e zgjedhjeve ku dalin vetëm 30% e popullit\", u shpreh ai.
\"Realisht ngjarjet e fundit, të situatave konfliktuoze mes pozitës dhe opozitës, e këto jo vetëm verbale, kanë qenë të papara deri më tani dhe rrallëkush prej qytetarëve para 1 viti do të besonin se do të vinin situata të këtilla\", tha Badallaj për \"Kosova Sot\".
/Kosova Sot/