Politika e zhyti në kaos Prokurorinë e shtetit
Prishtinë, 13 prill - Këshilli Prokurorial i Kosovës ndryshe mund të quhet edhe këshilli i dështimeve. Me këtë fakt pajtohen pothuajse të gjithë anëtarët e këshillit.
Dështimet e tij dhe ndikimi i politikës në këtë institucion u zbardhën dhe dolën në dritë gjatë procedurës për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit.
Procesi i parë i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit, ku fitues doli kandidati Aleksandër Lumezi dhe që pas ankesave të dy kandidatëve u kthye në pikën zero nga Gjykata Kushtetuese, u komentua nga anëtarët e KPK-së si një dështim i paprecedentë i tyre.
Në atë kohë ndonëse politika kishte futur duart thelle në këtë proces, gjithçka ishte më e errët, kur ish-kryeprokurori Ismet Kabashi fliste për ndërgjegje të pastër.
/Kosova Sot/