15 Janar 2025

Policia ka arrestuar aktivistin e LVV-së, Fatos Sahiti

Prizren, 28 gusht - Në kufirin Kosovë-Shqipëri, duke u kthyer nga Shqipëria, Policia e Kosovës ka arrestuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje Fatos Sahiti. Arsyeja që është dhënë më ketë rast ka qenë pjesëmarrja e aktivistit Sahiti në një aksion simbolik muaj më parë.

"Policia me veprime të tilla po e konfirmon se është e instrumentalizuar, dhe në vend të angazhimit për rend e ligj, ajo është e përqendruar në zbatimin e urdhërave politike të pushtetit të kriminalizuar", thuhet në një kumtesë të LVV-së.

Sipas Lëvizjes, arrestimet e këtilla dhe përndjekja e persekutimi i vazhdueshëm i aktivistëve të tyre nga pushteti përmes organeve të rendit dhe të drejtësisë, janë të papranueshme.

"Frika nga humbja e pushtetit i ka përshkallëzuar të këqijat e pushtetarëve dhe sheshazi e ka nxjerrë fytyrën e këtij regjimi autoritar, që qëllimin kryesor e ka luftimin e zërave opozitarë", thuhet në kumtesën e LVV-së.

"Kërkojmë që veprimet e tilla të marrin fund, si dhe lirimin e menjëhershëm të aktivistit Fatos Sahiti. Asnjë lloj veprimi, asnjëherë, nuk do ta zmbrapsë aktivizmin tonë dhe nuk e ndalon përpjekjen tonë për një shoqëri të drejtë dhe një shtet demokratik", thuhet në kumtesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)