16 Janar 2025

Po vjen fundi i viza-lotarisë për në SHBA

Uashington, 21 maj - Në debatin që po zhvillohet në Kongresin Amerikan lidhur me reformën në politikën e imigracionit, duket se një ndër viktimat mund të jetë “Lotaria e Green Card-es”, një program i vizave që fituesve nga shumë vende të botës u jepte drejtën për banim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara Amerikës.

Ky program i filluar para 23 vjetësh kishte për qëllim që të krijonte një diversitet të imigrantëve që vijnë në SHBA duke përzgjedhur 55 mijë aplikacione nga miliona sa konkurronin. Sipas propozimit kompromis nga Senati, programi i lotarisë do të eliminohej, ndërkaq numri që vinte përmes tij do të shpërndahet në një sistem më të gjerë ku nënvizohet ardhja e të arsimuarve në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Nga Kosova vitin e kaluar sipas të dhënave të imigracionit kishin
konkurruar pak mbi pesë mijë veta ndërkaq lotarinë imigruese e kishin fituar 137 veta. Nga Shqipëria kanë konkurruar dhjetë herë më shumë ose rreth 56 mijë veta ndërkaq e kishin vizituar atë 1508.

Sipas disa të dhënave të imigracionit, ndër përfituesit më të mëdhenj të programit nga lotaria ishin qytetarët nga Shqipëria, Nepali, Bangladeshi dhe Irani. Më 2012 numri më i madh i aplikuesve ka qenë nga Bangladeshi, mbi 7.5 milionë veta.

Disa vende ishin të përjashtuara nga pjesëmarrja për shkak të ardhjes së shumë imigrantëve prej atje, si Kanadaja, Kina, Polonia, Britania e Madhe dhe shumica e vendeve të Amerikës Latine.(rtk) 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)