Po përgatitet agjenda për vizitë në Preshevë
Prishtinë, 27 tetor - Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ai i Financave Besim Beqaj, si dhe ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, pritet ta vizitojnë Luginën e Preshevës.
Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, ka konfirmuar për Epokën e re se kabineti i tij, nesër (e hënë) do tua procedon organeve kompetente të Serbisë, kërkesën për vizitën e tij në Preshevë. Kërkesa do të procedohet të hënën. Është duke u përgatitur agjenda e vizitës, ka thënë Agani.
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka thënë se organet shtetërore në përputhje me ligjin, do të marrin vendim përfundimtar për vizitën e ministrave të Kosovës në Serbinë jugore.
Nëse kërkesa e politikanëve kosovar bëhet në organet kompetente të organeve shtetërore, atëherë ata do të marrin vendim në përputhje me ligjin dhe do ta informojnë publikun, ka thënë Stankoviq, transmeton portali Presheva.