PNDSH: Pika kufitare 1 tё emërohet Enver Zymberi
Prishtinë, 29 korrik - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare (PNDSH) propozon qё pika kufitare e Kosovës e njohur si pika kufitare një në Jarinjë tё emёrohet pika kufitare Enver Zymberi.
Konsidrojmë se kjo do të ishte edhe një mirënjohje dhe vlerësim i flijimit kuptimplotë të policit Enver Zymberi i cili me të drejtë nga Presidenca e Kosovës u shpall Hero i Kosovës - thuhet në propozimin e PNDSH-së.
Duke i vënë emrin Enver Zymberi kësaj pike kufitare kjo parti konsideron se jo vetëm që do ta respektojmë heroin dhe flijimin e tij, por do ta mbajmë pandalshëm, dhe në vendin më të mirë të mundshëm, gjallë dhe aktive përjetësisht porosinë që del nga ky flijim e cila është ruajtja me çdo kusht e çdo pëllumbi të tokës së Kosovës, ruajtja e integritetit dhe sovranitetit të saj, paqes dhe prosperitetit të Kosovës.
"Me shpresën se ky propozim do të merret seriozisht në konsideratë nga institucionet përkatëse, shfrytëzojmë nga rasti që edhe një herë ti shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Zymberi dhe gjithë kolegëve të tij, konkretisht Policisë së Kosovës puna e të cilëve na bëri të ndihemi krenar dhe më të sigurt."