PNDSH largohet nga koalicioni Kosova e Re
Prishtinë, 28 shkurt - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare (PNDSH), ka marrë vendim që të largohet nga Koalicioni për Kosovën e Re.
Nëpërmjet një njoftimi për media, PNDSH-ja sqaroi se ky largim nga koalicioni është bërë pasi që është konsideruar se vazhdimi i qëndrimit të mëtutjeshëm në koalicionin për Kosovën e Re nuk mund të jetë as i dobishëm as edhe konstruktiv për vendin.
Gjithashtu, vendimi për largim nga koalicioni është marrë si shprehje e pakënaqësisë ndaj mënyrës se si janë konstituuar institucionet.
Për rrjedhojë Kryesia Qendrore ka vendosur që PNDSH të largohet përfundimisht nga Koalicioni për Kosovën e Re. Tash e tutje, PNDSH do të vazhdojë veprimtarinë dhe punën e saj si e pavarur jashtë çdo koalicioni, thuhet në komunikatën e kësaj partie.