PNDSH: Kosova ta njeh si legjitim Këshillin Nacional Libian
Prishtinë, 28 korrik - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare (PNDSH) pasi ka marrë në shqyrtim zhvillimet e përgjithshme të ashtuquajtura me të drejtë Pranvera arabe në shumë shtete të Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Afërt konsideron se institucionet e Kosovës do të duhej që si përgjigje zhvillimeve politike tash sa kohë.
Konkretisht në Libi, sipas PNDSH ta bëjë të njëjtën ashtu sikundër e kanë bërë disa shtete tona mike me rëndësi dhe ta njohin Këshillin e Pёrkohshёm Nacional Libian si të vetmin autoritet legjitim të shtetit të Libisë.
\"Konsiderojmë se kjo do të ishte një ndihmesë simbolike por shumë e nevojshme për forcat e përkohshme libiane të cilat po bëjnë përpjekje të mëdha ta përmbysin një regjim totalitar, antidemokratik, kohë të gjatë të udhëhequr nga diktatori libian Gadafi\".
\"Konsiderojmë gjithashtu se ky akt i qeverisë sonë tani, do të ishte një investim i mirë për të ardhmen e afërt me çrast Kosova mund të njihet dhe pranohet si shtet edhe nga qeveritarët e ri të Libisë, çka refuzohet pa justifikueshëm tash sa kohë nga koloneli në rrënje Gadaf\".