04 Maj 2024

PNDSH-ka kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Jahjagës

Prishtinë, 15 korrik - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare (PNDSH), mendon se dorëheqja e menjëhershme dhe e parevokueshme e Presidentes së Kosovës, Atifeta Jahjaga, është e dobishme për të ardhmen e institucionit të Presidencës, për demokratizimin e Kosovës dhe për vet.

Kryetar i PNDSH-së, Bujar Abdullahunë ka theksuar se sa më parë që jep dorëheqje Presidentja aktuale e Kosovës, gjë që si parti ata e kërkojnë, aq më shpejtë do të hapen mundësitë për ndryshime kualitative dhe të domosdoshme në këtë institucion.

Abdullahu po ashtu ka deklaruar se sa më gjatë të qëndrojë Presidentja e Kosovës në atë funksion që është, aq më shumë do ta mbajë aktive idenë tani më të kthyer në bindje tek qytetarët e Kosovës, se institucioni i Presidencës nuk është i rëndësishëm.


Pas Katedrales dhe Xhamisë, në  qendër të Prishtinës duhet të ndërtohet një Kullë  e madhe shqiptare

 
Partia Nacionale Demokratike Shqiptare pas analizave dhe përsiatjeve të gjata ka ardhur në përfundim se aktualisht pas Katedrales në ndërtim e sipër dhe Xhamisë që do të ndërtohet në qendër të Prishtinës, do të jetë shumë e mirë dhe e dobishme që gjithashtu në qendër të Prishtinës të ndërtohet një ‘Kullë e Madhe Shqiptare’.

 Kulla shqiptare në qendër të Prishtinës, do të jetë një prezantim i qëlluar dhe origjinal i vlerave tona autoktone, një prezantim atraktiv i qytetërimit të lashtë shqiptarë që i mungon këtij qyteti.

 Ne si parti me këtë propozim mendojmë  se një Kullë tipike shqiptare me të gjitha elementet përcjellëse në qendër të Prishtinës, do të jetë  edhe një atraksion shumë unik turistik ku shqiptarizma do të mund të vizitohet, shihet, preket e shijohet me gjithë koloritin e saj, me arkitekturën krejt origjinale, me mënyrën e jetesës, dhe mënyrën e luftës, me kostumet dhe ushqimet, me traditën, doket dhe zakonet tona.

Nëse ne nuk e bëjmë këtë për ta prezentuar edhe kështu orgjinalitetin dhe traditën tonë, askush për ne as nga Brukseli as nga qendrat tjera që po ndërtojnë shumë gjëra në Kosovë nuk do ta bëjnë këtë për ne dhe as nuk do të sygjerojnë dicka të tillë.

Hapësira Universitare në qendër të Prishtinës do të ishte ideale për një ndërtim të tillë autokton tipik shqiptarë, pos tjerash edhe pse ajo mund të jetë e përdorshme dhe e dobishme për punën dhe krijimtarinë studentore aty. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)