27 Prill 2024

PNDSH: Intervenimi i policisё duhet shkuar deri nё fund

Prishtinë, 26 korrik - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare (PNDSH) përshëndet dhe përkrah intervenimin e policisë së Kosovës për rikthimin nën kontrollin e saj tё pikave kufitare në veri.

Ky intervenim sipas PNDSH-se është i qëlluar sepse rikthen shtetësinë dhe legjitimitetin e Kosovës edhe në atë pjesë i munguar tash shumë vite çka ka determinuar pakënaqësi të madhe ndër qytetarët dhe efekte nga më të ndryshme, negative për ekonominë dhe sigurinë tonë nacionale.

“Përshëndesim gjithashtu vlerësimin e drejtë dhe ndihmën ndërkombëtare, sidomos të Cantryman që ishte premisë dhe shtytje për të vepruar drejtpërsëdrejti dhe pa hezitim.”

Ky intervenim i policisë së Kosovës, është veprimi më i qëlluar që nga përfundimi i luftës së fundit, pos tjerash edhe pse përpjekjet jo të sinqerta por të detyrueshme të Serbisë për fqinjësi të mirë dhe stabilitet në rajon, me këtë akt vihen para sprovës reale. Serbia duhet të pajtohet me gjendjen e krijuar pas intervenimit të policisë së Kosovës në veri, nëse do që të rrugëtoj pa ndërprerje drejt Bashkimit Evropian.

PNDSh-ja e vetëdijshme se në atë pjesë të Kosovës, si rezultat i mosveprimeve të tilla, për kohë të gjatë ka mbizotëruar anarkia dhe krimi i organizuar, e brengosur po pa hezitim i bashkohet vlerësimit të përgjithshëm se ky projekt i filluar në veri nuk duhet të lihet në gjysmë, nuk duhet të bëhen kompromise, por asaj duhet shkuar deri në fund.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)