PNDSH: Djathtizmi i PDK-së vetëm deklarativ
Prishtinë, 29 janar - Partia Nacionale Demokratike Shqiptare (PNDSH) ka konsideruar dhe konsideron se djathtizmi është vlerë politike dhe kulturore e kultivuar për kohë të gjatë dhe e mbajtur gjallë me shumë mund e me shumë viktima në Kosovë dhe më gjerë.
Bujar Abdullahu kryetar i PNDSH-së ka thënë se konsideron se djathtizmi është trashëgimi shumë e çmuar e mendimit politik shqiptarë dhe është e do të mbetet bazë e frymëzim që i duhet edhe gjeneratave të reja të Kosovës.
Për PNDSH kjo vlerë sipas tij është e shenjtë të cilën e kemi ruajtur me xhelozi dhe për të cilën jemi flijuar pandalshëm nëpër shumë vite.
\"Ne si parti e djathtë me traditë shtatë deceniesh, konsiderojmë se më shumë djathtizëm në Kosovë është më mirë për demokracinë e shtetit tonë, më mirë për integrimet shqiptare, më mirë për bashkimin e Kosovës më Shqipërinë dhe është më mirë për integrimet tona në Bashkimin Evropian.\"