20 Janar 2025

PLK: Gjykata Speciale nuk gjykon luftën e drejtë të popullit të Kosovës

Prishtinë, 27 prill -  Partia Liberale e Kosoves e konsideron relativisht të qetë gjendjen në Kosove me perjashtim në pjesen veriore të Mitrovicës,ku grupet ekstremiste serbe e mbajnë situaten në tension,konflikt dhe të patolerueshme.

 Partia Liberale e Kosoves pershendet vazhdimin e mandatit te Misionit te BE per sundimin e Ligjit EULEX nga Kuvendi i Kosoves me shprese se ky mision do te jete me efikas dhe profesional per te vu rend,ligj dhe se bashku me instutucionet e Kosoves per te bere nje shtet ligjor,demokratik dhe  me perspektive Europiane per Kosoven.

*Partia Liberale e Kosoves njekohesisht pershendet  vendimin e Kuvendit te Kosoves per Themelimin e Gjykates Speciale per Krimet e Luftes dhe te Pasluftes te cilat kane ndodhur dhe se ato krime duhet te zbardhen dhe autoret individualisht te dalin para drejtesise. Gjykata Speciale nuk gjykon luften e drejte te popullit te Kosoves dhe te Ushtrise Clirimtare te Kosoves por individet te cilet ne emer te asaj lufte sypozohet se jane te perfshire ne krime gjate dhe pas saj.

Partia Liberale e Kosoves kerkon ne EULEX-it te formoje nje Task Force te Veqante per masakren e Mejes,e cila neser mbushe 15 vite,ku forcat serbe vrane mizorisht afer 400 shqiptare dhe asnje kriminel nuk eshte arrestuar per kete masaker me te madhen ne Kosove.

Partia Liberale e Kosoves kundershton neglizhencen e institucioneve te Kosoves dhe subjekteve parlamentare per mos miratimin e ligjit te ri zgjedhore dhe mos implementimin e reformes zgjedhore,duke krijuar keshtu dyshime per zgjedhje te ndershme,transparente dhe demokratike,te cilatr tentohet te mbahen pa ligj,pa reforme,pa debat,ne mjegull dhe shpejtesi dhe ftojme komunitetin nderkombetare,qendrat e vendosjes dhe institucionet e BE qe te mos tolerojne nje praktike te tille te deformimit te procesit zgjedhore ne Kosove.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)