Platforma e gruas për procesin e integrimit në BE
Prishtinë, 29 mars - Organizuar nga Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me përkrahjen e Fondacionit Konrad-Adenauer (KAS) dhe Fondacionit Eduardo Frei (EFF) nga Holanda, sot në Prishtinë filloi Seminari Platforma e gruas për procesin e integrimit në BE.
Anja Chymek, drejtoreshë e Fondacionit KAS, potencoi rëndësinë e barazizë së grave në të gjitha aspektet e shoqërisë, si dhe forcimin e kapaciteteve të grave. Sipas saj, KAS-i siguron mbështetje dhe ofron një bazë për ndarjen e praktikave dhe modeleve më të mira për të marrë pjesë sa më aktive në politikë dhe në proceset e vendimmarrjes.
Ndërsa, Lirije Kajtazi, kryetare FG të LDK-së, tha se temat e këtij seminari ishin dizajnuar bashkë, në mënyrë që të jenë sa më koherente me zhvillimet e procesit të reformave në parti dhe me zhvillimet e përgjithshme në Kosovë. Krejt këto, vijoi ajo, në funksion të ndërtimit të Platformës politike të FG të LDKsë në proceset zhvillimore të Kosovës drejt integrimit në BE.
Kajtazi la të kuptohej se po me këtë funksion duhej parë edhe pjesëmarrjen e Sekretares së Përgjithshme të Forumit të Grave të Partisë Popullore Evropiane në këtë seminar, znj. Hillie Van De Streik, pjesë e së cilës është edhe LDK-ja.
Me këtë rast, znj. Kajtazi falënderoi Ambasadorin e Holandës në Kosovë, z. Robert Bosch, dhe drejtoreshën e KAS-it, znj. Anja Czymmeck, të cilët e ndihmuan këtë seminar.
Duke iu drejtuar të pranishmeve, Ambasadori Robert Bosh tha: Jam këtu për tju përkrahur për forcimin e pozitës së femrës për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Ndërsa, znj. Streik shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin me FG të LDK-së. Po ashtu, ajo vlerësoi se përvojat e EPP-së janë shumë të vlefshme posaçërisht sa i përket Platformës politike të grave për procesin e integrimit në BE.