16 Janar 2025

Pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 15:00 është 29.69%

Drenas, 18 dhjetor - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencën e radhës lidhur Raundin e Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas.

Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se pjesëmarrja në votime e qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 15:00 është: 15 mijë e 610 votues apo 29.69% nga 52 mijë e 569 votues sa përmban Lista Përfundimtare e Votuesve.

Deri në të njëjtën kohë në Raundin e Parë (04 dhjetor) patën votuar 14 mijë e 193 votues apo 27% e qytetarëve me të drejtë vote.
Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se duke u mbështetur në informacione nga Qendrat e Votimi procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)