18 Janar 2025

Pjesëmarrja në votimet arrin në 45.79 për qind

Prishtinë 3 nëntor - Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka bërë të ditur se pjesëmarrja në votimet për pushtetin komunal ka arritur në 45.79 për qind, duke mos i llogaritur katër komunat në veri të Kosovës.

Në këtë përqindje është llogaritur pjesëmarrja në këto komuna deri në orën 15:00.

KQZ ka kërkuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të ndihmojë në bartjen e materialit zgjedhor nga komunat në veri të Kosovës, në qendrën e numërimit.

Kjo situatë vjen si pasojë e sulmeve që kanë ndodhur në disa qendra votimi në veri të vendit, kryesisht në veri të qytetit të Mitrovicës.

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Florian Dushi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se "banda serbe në veri në mënyrë të organizuar, në disa raste të maskuara e të tjera të pamaskuara janë futur nëpër qendra të votimit në veri për të shkatërruar materialet zgjedhore".

Sipas Dushit, kishte raste kur materiali zgjedhor ishte shkatërruar, por edhe kur kishte shpëtuar dhe është kthyer në vendin përkatës.

“Për këtë arsye, OSBE-ja, si lehtësuese e zgjedhjeve në veri ka kërkuar nga KQZ-ja që të mbyllen para kohe qendrat e votimit në veri. Por, kjo kërkesë erdhi pak minuta para orës 19:00 kështu që nuk u  asnjë vendim”, ka thënë ai.

Diçka më qetë, sipas Dushit, ishte në Leposaviq e Zubin Potok.

“Por duket se kemi të bëjmë një skenar për dëmtimin e këtij procesi”, ka vlerësuar ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)