28 Prill 2024

PIPS trajton “Kontestimin e rezultatit të zgjedhjeve”

Prishtinë, 3 dhjetor - Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon analizën për “Zgjedhjet e dhjetorit dhe pritjet pas”, e cila reflekton për zhvillimet politike që dërguan drejt zgjedhjeve, ndarjet e politikës, fushatën dhe rrugën drejt kontestimit të rezultateve zgjedhore.

Analiza e shkurtër e PIPS shqyrton me kujdes faktorët e mundshëm që po e shtyjnë Kosovën drejt një krize institutcionale që mund të rrjedh nga kontestimi i rezultateve të zgjedhjeve për shkak të thirrjeve publike të partive për të mos i njohur ato nëse ka manipulim të procesit.

Dhe në anën tjetër sipas PIPS përpjekjen për të krijuar “struktura paralele” që do t'i mbronin votat duke zëvendësuar shtetin dhe struktrat e tij legjitime.

Çështja e dytë e analizës është roli i ndërkombëtarëve në këtë proces, i cili do të angazhohet maksimalisht ta shtyjë përpara krijimin e një qeverie me bazë të gjërë për hirë të bisedimeve, por në dëm të demokrasicsë së vendit.

“Ndërkombëtarët e stabilitetit” do të veprojnë kësisoj sikurse përgjatë viteve të shkuara kur favorizuan parti të caktuara për të ardhur në pushtet.

Nevoja e privatizimit të disa prej gjikandëve ekonomikë të Kosovës dhe bisedimet me Serbinë, do ta diktojnë edhe formimin e qeverisë së ardhshme.

Pjesa e tretë për shoqërinë civile në raport me politikën trajton marrëdhëniet aspak miqësore përgjatë viteve në Kosovë, dhe ndikimin që kanë sjellur pozitiv e negativ në politikë prurjet e reja nga shoqëria civile.

Rekomandimet e analizës fokusohen në shmangien e krizës së mundshme institucionale për shkak të kontestimit të rezultateve; krjimit të besimit të ndërsjellë të partive pa pasur nevojë të mbrohet vota nëse ajo nuk manipulohet.

Rekomandime të tjera janë rritja e numrit të madh të vëzhguesve, ngritja e një mekanizmi gjyqësor për të ndëshkuar keqbërësit dhe certifikimin e rezultateve zgjedhore nga një institucion ndërkombëtar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)