PIPS publikon raportin “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare”
Prishtinë, 3 mars - Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon raportin “Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare”.
Mysafirë në panel do të jenë Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës Glauk Konjufca dhe hulumtuesi politik Blerim Vela.
Vjetari i Politikës së Jashtme Kosovare është raport i përvitshëm i PIPS për vlerësimin e politikës së jashtme.
Raporti kombinon qasjen përshkruese dhe analitike duke diskutuar kështu të gjitha pjesët e rëndësishme të politikës së jashtme dhe procesit të njohjes ndërkombëtare, përfshirë njohjet dypalëshe, integrimin shumëpalësh, integrimin në BE, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe funksionimin e brendshëm të institucioneve të politikës së jashtme.