PIPS dhe Fol prezantojnë hulumtimin rreth reformës në sistemin e drejtësisë
Prishtinë, 25 janar - Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) dhe Lëvizja Fol organizon tryezën e diskutimit me temë "Reforma në Sistemin e Drejtësisë gjatë vitit 2021: Sfidat dhe arritjet".
Së fundi PIPS ka realizuar një hulumtim rreth reformës në sistemin e drejtësisë.
Ky hulumtim, ndër të tjerash, trajton temat si: Përmisimi i integitetit të institucioneve të drejtësisë përmes 'vettingut'; Adresimi i gjenocidit dhe krimeve të kryera gjatë luftës me të drejtë ndërkombëtare; dhe Parandalimi e adresimi i dhunës në familje, ndaj grave dhe në baza gjinore.
Kjo tryezë synon të diskutojë gjetjet nga hulumtimi ynë, si dhe ecurinë, arritjet dhe ngecjet e sistemit të drejtësisë.
Përvec kësaj, tryeza synon të reflektoj mbi pritjet dhe angazhimin institucional në raport me sektorin e drejtësisë.