02 Maj 2024

Pikëkalimet në Bërnjak e Jarinjë ndryshe nga pikëkalimet tjera

Prishtinë, 6 dhjetor - Pikëkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë nuk do të jenë të njëjta me pikëkalimet e tjera kufitare me Serbinë, ashtu siç pretendon Qeveria e Kosovës.

Prezenca e zyrtarëve kosovarë në këto pikëkalime do të jetë simbolike dhe ata do të kenë vetëm rol vëzhgues.

Sipas burimeve, shkruan Koha Ditore edhe pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel për menaxhimin e integruar të kufirit, Qeveria e Kosovës ka marrë për obligim që të respektojë një marrëveshje të bërë me KFOR-in dhe EULEX-in, më 9 shtator.

Marrëveshja që pati mundësuar vendosjen e doganierëve kosovarë nga ana e KFOR-it dhe EULEX-it, parasheh që Kosova në të dyja pikëkalimet të ketë vetëm nga tre zyrtarë: nga një përgjegjës për pikëkalimet, nga një zyrtar policor dhe një doganier.

Nga tre zyrtarë kosovarë po qëndrojnë në Jarinjë dhe Bërnjak që nga 16 shtatori. Ata transportohen me helikopterë të KFOR-it dhe të EULEX-it, ndërkaq puna e tyre është thjesht vëzhguese.

Si rrjedhojë e vendosjes së tyre që pati ardhur pas marrëveshjes së KFOR-it dhe EULEX-it me Qeverinë e Kosovës, strukturat paralele të Serbisë në veri kanë vendosur barrikadat që vazhdojnë të mbesin edhe pas marrëveshjes në Bruksel. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)