Philip Gordon sot viziton Kosovën
Prishtinë, 16 qershor - Në kuadër të vizitave në Ballkan, Ndihmës sekretari i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Gordon sot viiton edhe Kosovën.
Gordon do të takohet me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin e Qeverisë Hashim Thaci.
Ndihmës sekretari Gordon dhe Kryeministri Thaci po ashtu do të nënshkruajnë Marrveshjen e Mirëkuptimit për Arsim.
Memorandumi i Mirëkuptimit detajizon angazhimin e qeverisë së ShBA-ve për të ndihmuar Instutucionet educative të Kosovës në realizimin e reformave përfshirë decentralizimin dhe përfshirjen e komuniteteve në menaxhimin lokal të shkollave fillore; përmirësimin e mësimnxënies përmes vlerësimeve; dhe përmirësimin e mundësive për aftësim profesional për mësimëdhënsit përmes qendrave trejnuese dhe programeve.
Këto pikësynime do të realizohen përmes një partneriteti në mes të USAID-it dhe Ministrisë së Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë, drejtorave komunal të edukimit, drejtorave të shkollës dhe mësimdhënsve.