20 Janar 2025

PF: Jemi edhe më modest se LDK-ja

Prishtinë, 26 maj - Përmes një komunikate për media Partia e Fortë ka njoftuar për ndryshim në programin e saj elektoral.

Kryetari Arifaj ka vendosur që në bashkëpunim me ekspertët e partisë të ulë numrin e vendeve të punës që janë premtuar nga 185,000 në 118,000. Rreth 2,000 më pak se vendet e premtuara nga LDK-ja.

“Na vjen mirë që modestia e Partisë së Fortë po ndjeket nga partitë tjera në Kosovë. Megjithatë duam të njoftojmë opinionin se nuk ka parti më modeste se partia e jonë në Kosovë. As në botë. Nëse LDK-ja paska premtuar 120,000 vende pune, ne do të premtojmë 2,000 më pak,” ka deklaruar krytari i Partisë së Fortë Visar Arifaj në komunikatën për media.

Premtimet për vende të reja punë tashmë një kohë të gjatë kanë filluar të bëhen nga partitë politike në Kosovë.

Deri tash, PDK dhe AAK i kanë premtuar nga 200,000 vende pune, Partia e Fortë i ka premtuar 185,000 dhe LDK-ja 120,000. Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në Kosovë janë rreth 136,000 vetë janë në listën e fuqisë punëtore që kërkojnë vende pune.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)