Pezullohet nga puna zyrtari i Prokurorisë Komunale në Prizren
Ky vendim u mor, pasi që kundër Agron Çerretit, është paraqitur propozim akuzë pran Gjykatës Komunale në Gjilan, për kryerjen e veprës penale të Mashtrimit nga neni 261, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës.
Gjithashtu, vendimi u mor edhe për shkak se, Agron Çerreti, ka bërë shkelje disiplinore të Ligjit për Shërbyes Civil të Republikës së Kosovës dhe Kodit të Mirësjelljes së Nëpunësve Civil, si dhe për shkak se prania e tij në zyrë ose punë mund të pengoj procedurat e mëtejme ndaj tij.